VIDEO/ Zhegrova fantastik, dhuron spektakël në Luksemburg dhe pret… Bakajn!

Hakmarrja? Mision i kryer! Edon Zhegrova, talenti i Kosovës, ka dhuruar spektakël në ndeshjen e kthimit në turin e dytë të Europa League, përballë Fola Esh, teksa belgët fituan me rezultatin e thellë 4-1.
Sigurisht, duhet të ishte një shëtitje, ose mundësi për t’I dhënë hapësirë atyre që nuk kishin luajtur në ndeshjen e parë, në Belgjikë, por Genku nuk ka falur, sidomos me sulmuesin e lindur në Herford të Gjermanisë, por që është formuar në Prishtinë.

Pikërisht në Prishtinë ndoshta mund të buzëqeshin disi sonte, pasi pikërisht 19 vjeçari ka qenë ai që i ka ngulur thikat e fundit luksemburgezëve, të cilët në turin e parë eliminuan pikërisht skuadrën kosovare, pas penalltive.

Trajneri i Genkut, në këtë takim, në ndryshim nga ndeshja e parë, vetëm tre lojtarë kishte konfirmuar titullarë, pra Xhakers, Nastic dhe Zhegrova, ndërsa të tjerët ishin të rinj.
Dhe, pikërisht Zhegrova merr skenën pas vetëm 13 minutash, me një diagonale të bukur që e dërgon topin në rrjetë. Kalojnë vetëm katër minuta dhe Heinen realizon të dytin.

Në katedër ringjitet Zhegrova, me një asist për Ganon në pjesë e dytë, teksa në fund e mbyll pokerin po ai, pasi Fola Esh kishte shkurtuar në 1-3 me Bensi.

Genku do të gjejë në turin e tretë të Europa League ose Shakhtar Saligorskun e Elis Bakajt, ose Leh Pozhnanin, duke qenë se ndeshja e parë në Bjellorusi përfundoi 1-1, ku Elisi shënoi edhe golin për vendasit.

Sakaq, për t’u nënvizuar fakti se deri përpara një viti ishte Milot Rashica shpresa e Kosovës, por Zhegrova, që u bë aq luftë e madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë, po thyen çdo parashikim dhe është vetëm në sezonin e tij të parë si protagonist te Genku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *