VIDEO | Zeneli shkëlqen në Francë, afron Reimsin me Europën

Arbër Zeneli po bën një sezon të shkëlqyer. Pas një gjysme të parë të sezonit shumë të mirë me fanellën e Herenvenit, sulmuesi i Kosovës u transferua në Francë te skuadra e Reims. Me skuadrën franceze, Zeneli e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e tij.

Në takimin e sotëm në transfertë përballë Montepelier, ylli i Kosovës ka qenë protagonist, duke asistuar dhe duke shënuar. Në minutën e 27’, Zeneli driblon mirë kundërshtarin dhe shërben te Oudin, i cili shënon golin e barazimit.

 

Për të kaluar Reimsin në avantazh, mendoi vetë Zeneli, i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë në minutën e 47’. Sulmuesi tregohet i saktë dhe i jep avantazhin skuadrës së tij. Në fund, Reims triumfoi 2-4, me Zenelin që ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës.

Kjo fitore e ngjit Reimsin në kuotën e 41 pikëve, vetëm 2 më pak se St. Etieni i vendit të katërt, vend që të siguron pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *