VIDEO | Zeneli nuk pret, gjen golin pas vetëm 9 minutash lojë

Arbër Zeneli ka zhbllokuar sfidën midis Dizhonit dhe Reims me golin e tij në minutën e 9-të të ndeshjes. Aksioni nisi nga këmbët sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, i cili pas iu afrua zonës së kundërshtarëve i pasoi topin shokëve të ekipit.

Kësaj radhe nuk ishte momenti për asistet e shpeshta, teksa pak sekonda më vonë 24-vjeçarit iu dha një mundësi  për të goditur portën, gjë që e bëri me sukses. Ky është goli i dytë i Zenelit në kampionatin francez, pas atij ndaj Montpeliesë, ku shënoi me 11-metërsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *