VIDEO | Zeneli një “yll”, shënon edhe kur e nis nga stoli

Arbër Zeneli, ndryshe nga se ndodh zakonisht nuk e nisi titullar me Reims. Skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-2 nga Kaen dhe sulmuesi anësor zbriti në fushën e blertë në minutën e 56-të, kur rezultati ishte 3-1 për skuadrën vendase.

Synimi ishte që të shmangej humbja dhe Zeneli arriti të shënonte në minutën e 82-të. Një penallti e fituar nga një prej shokëve të tij të skuadrës u kthye në gol nga ish-lojtari i Herenven. Portieri i Kaen nuk kishte asnjë shans ta ndalte dardanin, pasi u hodh në krahun e kundërt.

Zeneli është një lojtar që shquhet për asistime e tij, por edhe që shënon shpesh. Ky ishte goli i tretë në Ligue 1 me Reims. Po aq ka shënuar këtë sezon edhe me Herenven në Holandë. Rekordin e golave brenda një sezoni 24-vjeçari e ka me Elfsborg në Suedi, ku ka shënuar 10 herë në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *