VIDEO | Zeneli i papërmbajtshëm, gjen “asistin” e parë “francez”

0

“Arma” më e fortë e Arbër Zenelit është padyshim numri i madh i asistive që u jep shokëve të ekipit. Jo më kot skuadra e Reims bëri një sforco financiare për të siguruar shërbimet e yllit të Herenveen gjatë merkatos së janarit.

Ka mjaftuar ndeshja e tretë që 23-vjeçari të regjistrojë asistin e parë në elitën e futbollit fnracez. Në takimin e ditës së sotme ndaj Renesë, Zeneli u fut në fushë në minutën e 55-të dhe 13 minuta më vonë shërbeu asistin e golit të dytë të Reims. Takimi u mbyll me shifrat 2 – 0 për ekipin e shqiptarit që tani shkon në vendin e shtatë të renditjes me 38 pikë, shumë pranë vendeve që të japin një “biletë” për në turet kualifikuese të Europa League.

Në tre takimet e para Zeneli është aktivizuar nga stoli i rezervave. Me paraqitjen e sotme sulmuesi i krahut mund të fitojë besimin e trajnerit David Guion dhe të sigurojë aktivizimin e parë si titullar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.