VIDEO | Zemra e Laçit nuk mjafton, Ber Sheva i prish festën

0

Ka përfunduar në barazim 1 – 1 takimi i raundit të parë eliminator midis Laçit dhe Hapoel Ber Shevës. Skuadra kurbinase ishte shumë pranë marrjes së një rezultati pozitiv, por izraelitët ia dolën të barazonin shifrat në pjesën e dytë. Javën e ardhshme Laçi udhëton në Izrael, ku u duhet të shënojë medoemos gol.

Kurbinasit e fillojnë takimin në mënyrë perfekte. Një harkim nga e majta gjen Nuabuezen, i cili godet saktë me kokë dhe çon shifrat në 1 – 0. Më pas izraelitët marrin kontrollin e lojës duke rrezikuar disa herë portën e Laçit. Xhixha i afrohet golit të dytë me një goditje nga mesi i fushës, por traversa i mohon një gol fantastik.

Në të dytën Hapoel Ber Sheva fillon e bëhet akoma më kërkuese. Tentativat e vazhdueshme të skuadrës mike konkretizohen në gol në minutën në minutën e 78-të, kur një goditje e Levit përfundon në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Selmani.

 

E enjte, 11 korrik 2019 (17:30 )
Europa League, raund i parë i kualifikueseve

 Laçi 1 –  1 Hapoel Ber Sheva
Shënues: 
Nuabueze 3′ / Levi 78′
Kartonë të verdhë: Lushkja 63′, Shehu 83′ Sabag 22′, 44′ Shamir, Haselbenk 63′

Laçi: Selmani, Deliu, Fangaj, Gjoni, Ignjatoviç Domgjoni, Teko, Shehu, Lushkja , Nabueze (Berisha 82′), Xhixha (Shtubina 86′). Trajner: S.Starova

Hapoel Ber Sheva: Setkus, Biton, Vitor, Taha, Goldberg, Zrihan (Levi 71′), Haselbek, Shamir, Sabag (Josefi 86′), Marin, Sahar (Karrijo 76′). Trajner:B.Bakhar

EPISODET – 

84′ – Izraelitët i afrohen golit të dytë. Topi ndalet në traversë.

 

78′ – Gooooool! Barazojnë izraelitët. Goditja e Levit nga brenda zonës së rreptësisë përfundon në trekendësh 

63′ – Dy pritje të njëpasnjëshme të Selmanit mbajnë Laçin në avantazh. 

54′ – Laçi afrohet golit të dytë. Deliu shërben për Nuabuezen, i cili nuk arrin të shtyjë topin pak metra larg portës.

50′ – Xhixha vë në vështirësi portierin izraelit me një goditje nga distanca.

45′ – Mbyllet pjesa e parë!

31′ – Traversa i mohon Xhixhës një gol fantastik. Një goditje nga më shumë se 50 metra largësi për pak sa nuk i siguron Laçit golin e dytë.

 

 

24′ – Selmani shpëton Laçin nga një gol i sigurt. Gjuajtja e Zrihan pritet nga portieri i kurbinasve.

15′ – Sabag gjuan nga një largësi e konsiderueshme, Selmani pret në dy kohë!

3′ – Goooool !   Nuabueze debuton me gol. Sulmuesi amerikan dërgon topin në rrjetë pas një harkimi në zonën e kundërshtarit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.