VIDEO | Xhokoviç s’u beson syve, tenisti austriak mahnit me pikën e vitit

Tenisi austriak Dominik Tim ka realizuar padyshim pikën më të bukur të turneut Grand Slam, “Roland Garros”. Në gjysmëfinalen ndaj serbit Novak Xhokoviç, 25-vjeçari mori duartrokitjet e të pranishme falë disa veprimeve fantastike.

Mbrojtje e shkëlqyer duke rikthyer në mënyrë të habitshme dy goditje të fuqishme të tenistit serb dhe më pas vjen “qershia mbi tortë”: Një ‘dropshot’ fantastik që nuk i lë asnjë shans Xhokoviç. Fatkeqësisht pika nuk i mjaftoi të merrte ‘gejmin’ në fjalë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *