VIDEO/ Xhiron e rrjeteve sociale, pasimi i Pogbas shet më shumë se 90 minutat dhe 7 golat e Manchester United

Manchester United e mposhti pastër Bournemouth me shifrat 5-2 duke u afruar më tepër me zonën e “Champions League”. Por pavarësisht 7 golave dhe 90 minutave të zhvilluara në këtë përballje, të gjithë vëmendjen në rrjetet sociale e ka marrë një pasim i Pogbas.

I ardhur në stilin e francezit dhe vetëm siç ky mesfushori di ta kalibrojë, topi shkon në mënyrë perfekte në këmbën e shokut të skuadrës ku është adresuar, pavarësisht se niset nga një distancë e largët dhe kalon mbi kokat e të gjithë futbollistëve të tjerë.  Kjo është video më e shpërndarë në rrjetet sociale për të treguar gjithë aftësitë e Paul Pogbas, që pasime të ngjashme ka dhënë edhe më herët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *