VIDEO | Xhejms dhe Lilaj festojnë Europën, Vejle e Ramadanit në ‘greminë’

Sabien Lilaj dhe Xhejms Adeniji kanë arritur të shpallen fitues të Kupës së Azerbaixhanit me Gabalën. Pas paraqitjeve zhgënjyese në kampionat ku renditën në vend të katërt, trofeu i Kupës ishte i domosdoshëm për ekipin azer pasi tani i jepet mundësia për të qenë sërish pjesë e raundeve kualifikuese të Europa League.

Lilaj e Adeniji nuk luajtën në finalen e fituar 1-0 ndaj Sumkajit, pasi ishin të pezulluar. Gjithsesi, kupa është edhe meritë e tyre, sepse kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer.

Zhvendosemi në Danimarkë, ku ekipi i Ylber Ramadanit, Vejle është mundur në takimin e fazës “play-out” 2-0 nga Hobro. Skuadra ku luan futbollisti shqiptar kishte fituar 1-0 në vajtje, por është befasuar në shtëpi dhe ka zhgënjyer totalisht, duke u mundur në shtesa.

Me këtë disfatë, Vejle është djegur përfundimisht, sepse zbret një kategori më poshtë, ndërsa Hobro ka edhe një shans tjetër për të mbijetuar, sepse do të luajë me një nga ekipet e divizionit 2 në finalen play-off.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *