VIDEO | Westbrook futet në histori, Warriors likuidojnë edhe Nuggets

0

Golden State Warriors kanë triumfuar kundër Denver Nuggets, një ndeshje që pritej të ishte e fortë dhe në fund përfundoi 116-102. Ai që spikati mbi të tjerët ishte DeMarcus Cousins, duke realizuar 28 pikë, 5 asiste dhe 12 rikuperime. Durant u ndal në kuotën e 21 pikë, kurse Curry në 17. Një ndeshje e dominuar nga kampionët në fuqi, që pas tre periodave të para numëronin 22 pikë më shumë.

Houston Rockets likuidioi 105-130 Sacramento Kings dhe regjistron kështu fitoren e 50-të sezonale. Si zakonisht lideri ishte James Harden, i cili regjistroi këto shifra: 36 pikë, 10 asiste, 3 rikuperime. San Antonio Spurs ka bërë detyrën kundër Atlanta Hawks, në një ndeshje që u mbyll 117-111. DeMar DeRozan bëri një ndeshje të mirë, duke shënuar 29 pikë.

Oklahoma City Thunder mundi Los Angeles Lakers 119-103. LeBron James nuk u aktivizua, ndërkohë që ylli i mbrëmjes ishte Russell Westbrook, me një “triple-double” që e fut në historinë e skuadrës së tij, pasi më parë askush nuk kishte regjistruar një të tillë: 20 pikë, 21 asiste, 20 rikuperime. Gjithashtu ai bëhet lojtari i dytë në historinë e NBA që realizon një “triple-double” të tillë. Vetëm Wilt Chamberlain (22 pikë, 21 asiste, 25 rikuperime) më 2 shkurt të vitit 1968 ka bërë më mirë.

Oklahoma City Thunder-Los Angeles Lakers 119-103
San Antonio Spurs-Atlanta Hawks 117-111
Sacramento Kings-Houston Rockets 105-130
Golden State Warriors-Denver Nuggets 116-102

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.