VIDEO | Warrios dhe Spurs nuk falin, Lakers triumfojnë në derbi

Golden State Warriors nuk kursejnë as Cleveland Cavaliers, duke i mundur 120-114. Stephen Curry ishte ai që spikati, duke realizuar 40 pikë në këtë përballje ku u regjistrua fitorja e 55-të e kampionëve në fuqi. James Harden shënoi vetëm 28 pikë, por Houston Rockets sërish triumfuan dhe këtë herë ndaj Neë York Knicks me rezultatin 120-96.

Kemba Walker shënoi 29 pikë, po aq sa Kawhi Leonard, dhe Charlotte Hornets befasoi kanadezët e Toronto Raptors me shifrat 113-111. San Antonio Spurs nuk falin, duke kaluar me sukses Washington Wizards, në një ndeshje që u mbyll 112-129. LaMarcus Aldridge dhe DeMar DeRozan shënuan së bashku 40 pikë, respektivisht 24 dhe 16.

Donovan Mitchell dhe Grayson Allen shënuan nga 23 pikë dhe Utah Jazz likuidoi Sacramento Kings me rezultatin 119-98. Denver Nuggets-Portland Trail Blazers ishte një nga ndeshjet më të forta të mbrëmjes dhe u mbyll 119-110. Paul Millsap (25 pikë, 2 asiste, 7 rikuperime), Nikola Jokiç (22 pikë, 9 asiste, 13 rikuperime) dhe Jamal Murray (23 pikë, 6 asiste, 4 rikuperime) ishin vendimtarë me paraqitjen e tyre.

Blake Griffin ishte autor i 45 pikëve për Detroit Pistons, por skuadra  e tij u mund nga Oklahoma City Thunder 123-110. Paul George (30 pikë, 4 asite, 8 rikuperime) dhe Russell Westbrook (19 pikë, 15 asiste, 8 rikuperime) ishin shumë të fortë për Griffin dhe skuadrën nga Michigani.

Los Angeles Clippers janë mundur në derbi nga Los Angeles Lakers, që nuk kishte as LeBron James. Ky takim përfundoi 117-122. Alex Caruso spikati me 32 pikë, 5 asiste dhe 10 rikuperime. Paraqitje shumë e mirë edhe nga Kentavious Caldwell-Pope, autor i 25 pikëve. Danilo Gallinari, me 27 pikët e tij, nuk i bëri dot ballë Lakers-ave.

Washington Wizards-San Antonio Spurs 112-129
Orlando Magic-Atlanta Hawks 149-113
Charlotte Hornets-Toronto Raptors 113-111
Indiana Pacers-Boston Celtics 97-117
Oklahoma City Thunder-Detroit Pistons 123-110
Houston Rockets-New York Knicks 120-96
Minnesota Timberwolves-Miami Heat 111-109
Dallas Mavericks-Memphis Grizzlies 112-122
Utah Jazz-Sacramento Kings 119-98
Phoenix Suns-New Orleans Pelicans 133-126
Denver Nuggets-Portland Trail Blazers 119-110
Los Angeles Clippers-Los Angeles Lakers 117-122
Golden State Warriors-Cleveland Cavaliers 120-114
Milwaukee Bucks-Brooklyn Nets (luhet sot)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *