VIDEO | Warriors të abonuar me finalen, Curry-Green në histori!

0

Golden State Warriors kanë siguruar finalen e madhe, pasi mposhtën edhe në ndeshjen e katërt në serinë e finaleve të Perëndimit Portland Trail Blazers. Një takim që përfundoi me rezultatin 117-119, me Blazers që në fund të tre periodave kishin tetë pikë më shumë. Kampionët në fuqi ia dolën të barazojnë në periodën e katërt, që përfundoi 111-111. Në shtesën e parë Warriors ia dolën të shënonin dy pikë më shumë dhe tashmë janë në finale për të pestin vit radhazi.

Stephen Curry (37 pikë, 11 asiste, 13 rebound) dhe Draymond Green (18 pikë, 11 asiste, 14 rebound) janë futur në historinë e NBA, pasi bëhen të parët shokë skuadre që arrijnë të realizojë “triple-double” në një ndeshje të vetme në fazën “play-off”. Historike! Edhe pa Kevin Durant, Warriors ia dolën me sukses dhe presin kundërshtarin në finale, një mes Toronto Raptors dhe Milwaukee Bucks.

Portland Trail Blazers duhen përgëzuar për sezonin e mirë që kanë zhvilluar, por ndaj kampionëve në fuqi ishte e pamundur të bënin përpara. Damian Lillard (28 pikë, 12 asiste, 4 rebound), Meyers Leonard (30 pikë, 3 asiste, 12 rebound) dhe CJ McCollum (26 pikë, 7 asiste, 2 rebound) bënë gjithçka të rihapnin garën, por nuk ia dolën dot.

NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË PERËNDIMIT
Portland Trail Blazers- Golden State Warriors 117-119 (0-4)
(35-36, 34-29; 26-22; 16-24; 6-8)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.