VIDEO | Warriors e Raptors pa rivalë, Lou Williams i papërmbajtshëm

Golden State Warriors nuk pyet as për Denver Nuggets, teksa i ka mposhtur këta të fundit me shifrat 122-105. Njeriu i ndeshjes ishte Klay Thompson, autor i 39 pikëve. Kevin Durant gjithashtu bëri një paraqitje të mirë, me 26 pikë të shënuara. Stephen Curry u ndal në 17 pikë. Për kampionët në fuqi kjo ishte fitorja e 45-të sezonale.

Nuk ndalen as Toronto Raptors, që kaluan me sukses New Orleans Pelicans. 104-127 përfundoi ky takim, me Kawhi Leonard që spikati me 31 pikë të realizuara. Pascal Siakam shënoi 19 pikë, kurse Kyle Lowry regjistroi “triple-double”: 13 pikë, 12 asiste, 11 rikuperime.

James Harden (31 pikë, 7 asiste, 10 rikuperime) ka udhëhequr Houston Rockets drejt triumfit kundër Philadelphia 76ers. Kjo sfida u mbyll me rezultatin 107-91. Los Angeles Clippers-Oklahoma City Thunder ishte një nga takimet më interesante të mbrëmjes dhe u mbyll me fitoren e vendasve me shifrat 118-110.

Lou Williams ishte i papërmbajtshëm, teksa shënoi 40 pikë. Danilo Gallinari ishte gjithashtu thelbësor në këtë triumf, pasi realizoi edhe ai 32 pikë. Russell Westbrook (32 pikë, 7 asiste, 8 rikuperime) nuk mjaftoi për City Thunder. Paul George ishte në një ditë jo, pasi shënoi vetëm 15 pikë dhe kështu humbja ishte e pashmangshme.

Orlando Magic-Dallas Mavericks 111-106
Charlotte Hornets-Washington Wizards 112-111
New Orleans Pelicans-Toronto Raptors 104-127
Miami Heat-Cleveland Cavaliers 126-110
Chicago Bulls-Detroit Pistons 104-112
Houston Rockets-Philadelphia 76ers 107-91
Memphis Grizzlies-Utah Jazz 114-104
Los Angeles Clippers-Oklahoma City Thunder 118-110
Golden State Warriors-Denver Nuggets 122-105

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *