VIDEO | Warriors e Nuggets të pamëshirshëm, triumf “i artë” i Pistons

Golden State Warriors vijojnë serinë e fitoreve dhe këtë herë kanë likuiduar Indiana Pacers. Kampionët në fuqi fituan 112-89, në një ndeshje ku shënuesi më i mirë për ta ishte DeMarcus Cousins me 19 pikë. Durant e Curry realizuan nga 15 pikë, kurse Thompson 18. Warriors nuk e vunë në diskutim fitoren, teksa diferencën e bënë në periodën e dytë dhe të tretë.

Denver Nuggets ka kaluar me sukses Washington Wizards, në një ndeshje që u mbyll 108-113. Për miqtë ra në sy fakti që pesë basketbollistë shënuan nga 15 pikë, konkretisht Paul Millsap, Nikola Joki?, Gary Harris, Jamal Murray dhe Torrey Craig.

Fitore shumë e rëndësishme për Detroit Pistons, që mposhti Phoenix Suns me shifrat 98-118. Wayne Ellington shënoi 23 pikë, ndërkohë që shumë të rëndësishëm në këtë fitore ishin Andre Drummond (16 pikë, 1 asist, 19 rikuperime) dhe Blake Griffin (17 pikë, 8 asiste, 7 rikuperime). Devin Booker i Suns ishte autor i 26 pikëve.

Donovan Mitchell shënoi 34 pikë për Utah Jazz, por në fund skuadra e tij u thye  117-114 nga Atlanta Haëks. Kemba Walker (31 pikë, 6 asiste, 5 rikuperime) udhëhoqi Charlotte Hornets në fitoren e arritur kundër Minnesota Timberwolves  me rezultatin 113-106. Karl-Anthony Towns (21 pikë, 6 asiste, 16 rikuperime) u mundua të ndryshonte rrjedhën e lojës, por pa rezultat.

Washington Wizards-Denver Nuggets 108-113
Charlotte Hornets-Minnesota Timberwolves 113-106
Atlanta Hawks-Utah Jazz 117-114
Phoenix Suns-Detroit Pistons 98-118
Sacramento Kings-Dallas Mavericks 116-100
Golden State Warriors-Indiana Pacers 112-89

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *