VIDEO | Warriors dominues, 76ers dhe Spurs përmbysin

0

Golden State Warriors ka rimarrë kryesimin në serinë e ndeshjeve “play-off”, pasi ka fituar 105-132 ndeshjen e tretë kundër Los Angeles Clippers. Një ndeshje e kontrolluar nga kampionët në fuqi, të cilët arritën ta mbyllnin periodën e parë 24-41. Diferencë e madhe, që u thellua edhe në periodën e dytë (+4) dhe të tretë (+12). Në fund Warriors “lëshuan” pak, por vetëm një mrekulli mund të ndryshonte fatet e ndeshjes. Stephen Curry (21 pikë) i lëshoi stafetën Kevin Durant,  i cili ishte më i miri në parket për të dyja skuadrat. 38 pikët e shënuara, 7 asistet dhe 4 rikuperimet janë ato që flasin vetë për paraqitjen e basketbollistit të Warriors.

San Antonio Spurs ka mposhtur Denver Nuggets me rezultatin 118-108 dhe tashmë kryeson 2-1 serinë e ndeshje “play-off”. Një ndeshje deri diku e barabartë, por teksanët ishin disi më lart dhe arritën të triumfuan. Ishin disa basketbollistët që spikatën, duke nisur me Derrick White (36 pikë, 5 asiste, 5 rikuperime). DeMar DeRozan shënoi 25 pikë, kurse LaMarcus Aldridge 18. Ky i fundit rikuperoi edhe 11 topa e shërbeu pesë herë për shokët e skuadrës.

D’Angelo Russell dhe Caris LeVert shënuan nga 26 pikë, por Brooklyn Nets u mposht dhe tashmë kryesimin e ka marrë Philadelphia 76ers. Një takim i mbyllur me rezultatin 115-131, me miqtë që e nisën mirë ndeshjen dhe e mbyllën mirë. JJ Redick shënoi 26 pikë, kurse Tobias Harris veç 29 pikë rikuperoi 16 topa dhe asistoi tre herë.

Ndeshje super për të, por ishte Ben Simmons (31 pikë, 9 asiste, 4 rikuperime) ai që mori skenën. Ai u bë i pari basketbollist i 76ers që  shënon më shumë se 30 pikë dhe 9+ asiste në fazën “play-off”, që kur Iverson shënonte 37 pikë e jepte 15 asiste në ndeshjen kundër Detroit Pistons në prill të vitit 2005.

Brooklyn Nets-Philadelphia 76ers 115-131 (1-2)
San Antonio Spurs-Denver Nuggets 118-108 (2-1)
Los Angeles Clippers-Golden State Warriors 105-132 (1-2)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.