VIDEO | Vrushaj nuk e harron “vesin”, debutim me gol dhe në Holandë

Uillem II fitoi përballë NAC Bredës në shtëpi me rezultatin 2-0, duke siguruar një trepikësh të rëndësishëm. Fitorja e dytë rresht për ekipin ku aktivizohen Dionis Avdijaj dhe Mario Vrushaj.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e sotme si pasojë e një dëmtimi, ndërsa Vrushajt i kanë mjaftuar vetëm 17 minuta për të gjetur golin e parë “holandez”.

20-vjeçari shqiptar u huazua për 1.5 vite nga Olimpiakosi para pak ditësh, ndërsa sot erdhi debutimi dhe goli i parë me ekipin e ri. Sulmuesi i talentuar zbriti në fushë në minutën e 75-të, ndërsa vulosi fitoren e Uillem II me golin e shënuar në minutën e dytë shtesë.

Mario Vrushaj

Një gol i bukur i Vrushajt, i cili ndërmori një inkursion të bukur dhe lëshoi një të djathtë të pakapshme për portierin mik. Deri para pak kohësh kishte shumë paqartësi mbi faktin se cilën kombëtare do të zgjedhë Vrushaj, por sulmuesi i talentuar duket se e ka ndarë mendjen, sepse prej nëntorit të vitit të shkuar luan për Greqinë U-19.

Ky është rasti i dytë që ai debuton me gol, pasi e njëjta gjë ndodhi dhe me Olimpiakosin. Vrushaj debutoi me ekipin nga Pireu me datë 16 prill të vitit të kaluar në fitoren 5-1 kundër Korfuzit. Trajneri Kontis e hidhte në fushë në minutën e 78-të dhe sulmuesi shënoi menjëherë pas nëntë minutash. Të njëjtën gjë e ka përsëritur dhe sot, duke treguar se e ka në gjak golin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *