VIDEO | Vrioni i emocionuar: Ndjenjë e papërshkrueshme!

Xhakomo Vrioni debutoi dje me ngjyrat kuqezi. Sulmuesi i Venecias, pasi pranoi ftesën e Shqipërisë U21, pati mundësinë të luante në miqësoren kundër Italisë. Sulmuesi shtatlartë arrit madje edhe të shënonte gol, në një sfidë që ai e konsideron edhe speciale.

“Një emocion i papërshkrueshëm, në një ndeshje që mua sigurisht që ishte speciale. I gëzuar për golin, por i mërzitur për rezultatin final. Gjithsesi ne luftuam deri në fund kundër një kombëtareje të madhe”, shkruan Vrioni në llogarinë e tij në “twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *