VIDEO/ Vjen goli, Xhaka realizon një “perlë”

Shqipëria kërkon suksesin e parë në Ligën e Kombeve në ndeshjen hapëse me Izraelin. Në Elbasan Arena kuqezinjtë do të kërkojnë kthesën pas atyre rezultateve negative me Kosovën dhe Ukrainën.

Skuadra vjen me ndryshime në këtë sfidë, pasi debuton Binaku dhe Gavazaj, por dhe Guri në një ndeshje zyrtare. Me besim se epoka “Panuçi” do të sjellë rezultate pozitive!

Liga e Kombeve
Liga C
Grupi 1

Shqipëri 1-0 Izrael

Shënues: Xhaka 55′

GOLI

55’ – Aksion i gjatë i kuqezinjve, Hyka kontrollon në dalje të zonës dhe fton Xhakën, i cili godet fort, duke mposhtur portierin mik dhe duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

 

DIREKT

76′ – Hyka bën gjithçka mirë, por portieri mik i mohon golin, duke devijuar me shumë vështirësi në këndore.

72′ Dabur porvon të befasojë, Strakosha sërish i jashtëzakonshëm. Rreikojnë miqtë me një goditje nga këndi, topi shkon drejt e në shtyllë

69′ – Xhaka harkon nga e djathta, Balaj nuk e arrin dot topin me kokë.

62′ – Hysaj ka mundësi nga e djathta, goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

56′ – Hyka harkon brenda zonës, Balaj porvon me kokë, por nuk gjen dot kuadratin.

47′ – Zahavi del nga fusha e lojës i dëmtuar Hemed aktivizohet në vendin e tij!

46′ – Nis me zëvendësim pjesa e dytë, Guri mbetet në dhomat e zhveshjes dhe vendin e tij e zë Balaj.

41′ – Gjimshiti kthen një top në mënyrë të gabuar, Zahavi rrëmben topin dhe kalon Strakoshën, por portieri kuqezi bën të pamundurën duke arritur sulmuesin dhe duke i hequr mundësinë e golit. Më pas është Veseli që në vijën fatale e largon rreikun.

37′ – Memushaj sërish rrezikon me të majtën nga brenda zone, por sërish portieri mik është vigjilent!

34′ – Memushaj pason për Binaku, i cili provon nga brenda zone, por tentativa e tij ndalet nga një prej mbrojtësve miq.

30′ – Kajal harrohet nga mbrojtja kuqezi dhe del i vetëm me Strakoshën! Shpëtimtar “gardiani” i Shqipërisë, i cili bën mrekullinë me pritjen e tij!

29′  -Memushaj tenton të befasojë, portieri izraelit devijon me shumë vështirësi.

28′ – Gavazaj provon nga një goditje dënimi, topi devijohet nga një prej mbrojtësve miq në këndore.

21′ – Xhaka pason bukur për Gurin, i cili mjaft mirë godet, por më parë ishte ngritur flamuri për pozicion jashtë loje!

21′ – Pas harkimit nga një goditje dënimi, Hyka tenton me kokë, por nuk gjen dot kuadratin e portës.

17 ‘ – Hyka bën gjithçka mirë nga e majta, por Gavazaj nuk e kontrollon siç duhet, duke humbur mundësinë për të goditur!

13’ – Top i gjatë i miqve, Strakosha vigjilent lë zonën dhe largon rrezikun, pasi ishte Zahov gati për të krijuar një rast të volitshëm.

10 ‘ Pas një pasimi nga e majta Zahavi nuk arrin dot tek topi, shumë pranë portës së Strakoshës. Me fat kuqezinjtë!

7’ – RAST FANTASTIK PËR SHQIPËRINË!  Guri avancon nga e majta, ndjek aksionin e Bashës dhe del i vetëm me portierin mik pas një kontrolli fantastik, por tentativa e tij ndalet nga  Haimov.

4′ – Kapiloto nuk arrin të devijojë nga fare pranë portës një top nga Dabur.

3′ – Peretc ka një mundësi të mirë, por Xhaka ndërhyn në momentin e fundit duke largua në anësore.

1′ – NIS NDESHJA!

PRAG NDESHJE – “Tifozat Kuq e Zi” kanë gjallëruar disi atmosferën e vakët në stadiumin “Elbasan Arena”!

FORMACIONET

Shqipëria: Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli (Mavraj 82′), Gjimshiti, Basha, Memushaj, Xhaka, Guri (Balaj 46′), Hyka, Gavazaj (Prenga 71′). Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Lila, Agolli, Ndoj, Manaj, Lika, Demiri.

Izraeli: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto (Misha 79′), Natço, Zahavi (Hemed 46′), Kajal (Solomon 72′),Dabur, Jeini, Tautha, Peretc. Trajner: Andreas Herzog. Të gatshëm: Kanadli, Amos, Shaiman, Ainbinder, Turgeman, Seba, Glazer, Tibi, Biton.

Kartonë të verdhë: Basha 10′

Gjyqtarë: V. Kassai, G. Ring, V. Toth, P. Beretian, T. Bognar, S. Szabo.

Skuadra ka mbërritur në stadium pak minuta më parë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *