VIDEO | “Virusi” Simeone-Ronaldo infekton edhe Turqinë

0

Diego Simeone e nisi “lojën”, Kristiano Ronaldo iu përgjigj. Tani ka menduar ta çojë deri në fund Mahmut Onur Toprak, mbrojtësi gjysmë-profesinist turk që aktivizohet në ligën e pestë në vendin e tij. Në takimin final që Sanliurfa Genclerbirligi luante kundër Siverek, ai u është drejtuar tifozëve dhe u ka treguar gjenitalet.

Tanimë Toprak është nën hetim, pasi shoqata e tifozëve të Siverek ka bërë një ankimim në Federatën e Klubeve Sportive Amatore. Skuadrës së Sanliurfa Genclerbirligi i duhej fitorja, por në fund gjithçka u mbyll barazim. Mbrojtësi nuk u përmbajt dhe tanimë e pret dënimi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.