VIDEO | Veton Berisha protagonist në Austri, Rapidi thyen Salcburgun

Skuadra e Red Bull Salcburg nuk ka konkurrencë prej më shumë se një dekade në kampionatin austriak. Këtë sezon “demat e kuq”, vazhduan të tregonin dominancën e tyre, por ditën e sotme pas 19 javësh kampionat Salcburgu ka pësuar humbjen e parë në ndeshjen përballë Rapidit të Vienës.

Skuadra kryeqytetase mundi kryesuesit me rezultatin 2 – 0. Takimin u zhbllokua nga sulmuesi shqiptar Veton Berisha, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 65-të me një goditje të saktë me kokë.

https://www.youtube.com/watch?v=jNKkeBU0hoY

Vëllai i vogël i Valon Berishës luan prej dy vitesh te Rapidi i Vienës, ndërsa në arenën kombëtare 24-vjeccari zgjodhi të përfaqësonte Norvegjinë, një vendim që ka rezultuar zhgënjyes, pasi Berisha nuk thërritet prej gati dy vitesh nga kombëtarja nordike për shkak të konkurrencës së lartë në repartin e sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *