VIDEO/ Vetëm 40 sekonda dhe Nderim Nexhipi, Partizani i kujton një gol rekord Tiranës

Në këto kohë kur futbolli është ndalur për shkak të pandemisë Covid-19, ekipet shqiptare kanë nisur të bëhën në një farë mënyre nostalgjikë e po risjellin sërish në vëmendje momente të shenjuara në arkivën e historisë së tyre. Rivaliteti tashmë është zhvendosur nga fusha e blertë në rrjetet sociale, aty ku fillimisht tifozët kryeqytetas kanë nisur thumbimet e ironitë mes tyre.

Ndërkohë tani është Partizani ai që i kujton kundërshtarit të tij të përjetshëm, Tiranës, të shkuarën ën derbi. E për ta bërë këtë nxjerr nga arkiva një perlë të ardhur nga këmbët e Nexhipit. Bëhet fjalë për derbin e luajtur më 8 dhjetor të 2014-s, që nisi me një gol record të “demave të kuq”. Nexhipi fiton një goditje dënimi që në sekondat e para, ndërsa në momentin kur të gjithë prisnin një krosim në zonë vjen edhe çudia, pasi topi përfundon në rrjetë. Vetëm 40 sekonda mjaftuan që Nexhipi të çonte në festë tifozët e Partizanit, ndërsa derbi përfundoi me shifrat përfundimtare 4-1 për të kuqtë./Sport Ekspres/