VIDEO/ Vetëm 3 minuta për golin e pabesueshëm, Eriksen shënon nga këndorja dhe hap garën për finalen

Vetëm 3 minuta dhe interi ka gjetur golin e parë në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit. E çfarë mënyre për të shënuar! I kritukuar për ngërçin e golit me fanellën zikaltër, Eriksen i mrekullon të gjithë duke shënuar nga goditja e dënimit. Nuk është nevoja për asnjë lojtar të Interit të shtyjë topin me kokë, pasi me goditjen e mesfushorit danez topi e ka gjetur vetë rrugën e rrjetës.

Kështu ekipi i Contes e nis sfidën i karikuar dhe është gati të kapë finalen, pasi me gëtë gol të pabesueshëm ka rihapur edhe njëherë takmin. Ndeshja e parë në Milano ka përfunduar me shifrat 0-1 për Napolin, që  duket se do të ketë një punë të vështirë mbrëmjen e sotme. Ndërkohë kujtojmë se titullar nga minuta e parë ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *