VIDEO | Verderi i falet “plakushit” Pizarro, gol historik për futbollin gjerman

Klaudio Pizarro shmangu humbjen e Verder Bremenit në transfertën kundër Hertës së Berlinit që u mbyll me rezultatin 1 – 1. Peruani shënoi golin që barazoi shifrat në minutën e fundit të kohës shtesë me anë të një goditje dënimi.

Pika e marrë ndaj kryeqytetasve që sigurisht vlen shumë për objektivin e Verderit për të kapur të marrë një biletë për “Europa League”, por Pizarro ka një arsye më shumë për të festuar se të tjerët, pasi tanimë ka vendosur një rekord të ri në futbollin gjerman.

Peruani është tani lojtari më i vjetër që ka shënuar në Bundesligën gjermanë në moshën 40 vjeç e 136 ditë. Një arritje mjaft e veçantë për Pizarron që ka njoftuar se do të dorëhiqet në fund të këtij sezoni nga futbolli i luajtur, plot 23 vite pas hodhi hapat e parë në futboll në vendlindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *