(VIDEO) Ventura e parashikoi dështimin e tij 8 vjet më parë…

0

Xhampiero Ventura sot është një “i vdekur që ecën”, praktikisht i shkarkuar nga stoli i Italisë, pas një nga tragjeditë më të mëdha të sportit axurr (duke humbur edhe 10 milionë euro, pasi futbolli dhe kombëtarja janë biznesi i 10-të i suksesshëm në Itali). Bashkë me të, rrezikon edhe e gjithë organigrama e FIGC (Federatës Italiane të Futbollit).

Por, pse pikërisht u zgjodh Ventura, me një cv shumë të “vakët”, për të ndjekur revolucionin post-Konte?! Një pyetje që askush nuk i jep përgjigje, ose më saktë, që vetë trajneri i dha, 8 vjet më parë, në vitin 2009, kur ishte ende trajner i Barit… Gjatë një emisioni sportiv, i pyetur nga një teleshikues, nëse do të ishte zgjedhur trajner i Italisë, Ventura do të përgjigjej me ironi: “Nëse më zgjedhin, është momenti i duhur që t’i arrestojnë të gjithë te federata”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image