VIDEO/ Vedat Muriqin e hedhin tutje, në derbin e nxehtë të Stambollit protestohet edhe pa arsye

0

Derbi i zjarrtë i Stambollit mes Fenerbahçes dhe Galatasaray-t është në shifrat 1-1, ndërsa lojtarët u janë drejtar dhomave të zhveshjes pas përfundimit të 45 minutave të para. Në një stadium të tejmbushur dhe me një atmosferë tërësisht të ndezur, Vedat Muriqi ka qenë një protagonist kryesor në golin e skuadrës së tij.

Një ndërhyrje në këmbët e tij nga Marcao ka sjellë rrëzimin e shtatlartit shqiptar në zonë dhe gjyqtari ka drejtuar menjëherë dorën nga pika e bardhë e penalltisë. Por protestat e kundërshtarëve do të ishin të shumta, duke bërë që të kërkohej edhe ndërhyrja e sistemit VAR. Megjithatë përfundimi do të ishte i njëjtë, teksa edhe pas rishikimit të pamjeve me VAR arbitri ka qenë i vendosur për qendrimin e tij.

Protestat nga kundërshtarët kanë sjellë edhe reagimin e tifozëve në rrjet, të cilët shprehen se një ndërhyrje e tillë brutale dhe që mund të të mbyllë edhe karrierën, nuk e ka të nevojshme aspak të shihet me VAR. Duke i gjykuar kështu si të pabaza pretendimet e lojtarëve të Galatasaray-t/Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.