VIDEO | VAR në Champions, por asnjë karton për ndërhyrjen e frikshme të Salah!

Duke nisur nga faza me eleminim direkt e 1/8-ave në Champions ka nisur të përdorët sistemi VAR. E njëjta gjë ndodhi edhe një natë më parë në ndeshjet e para çerekfinale. Gjithsesi, pavarësisht se përdoret VAR-i, polemikat vijojnë të mbeten.

Një episod ka ndodhur në ndeshjen e luajtur mes Liverpulit dhe Portos mbrëmjen e kaluar, ku në minutën e 85-të Salah kreu një ndërhyrje horror ndaj kapitenit të portugezëve, Danilo Pereirës, por sistemi VAR nuk u hap për të parë faullin e egjiptianit.

Nga pamjet duket qartë që kemi të bëjmë me një karton të kuq të pastër, por sipas gjyqtarëve, ajo ndërhyrje u vlerësua si një faull i thjeshtë. Gjithsesi, pamjet janë të qarta dhe mund të gjykoni vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *