VIDEO/ VAR-i nuk punon për Milanin, por kuqezinjtë “thyejnë” Romën dhe afrojnë Europën

Nga Klaudio Ndreca

Milani ka arritur të fitojë një ndeshje të rëndësishme në kampionatin italian, teksa ka mundur Romën në shifrat 2-0. Një takim ky i dominuar nga kuqezinjtë që kanë pasur rastet më të pastra për të shënuar.

Calhangolu do e falte golin në pjesën e parë ndërsa pas një krosimi fantastik nga Hernandez, i gjendur përpara portës thuajse të boshatisur, nuk do e kordinonte saktë topin me kokë. Në minutën e fundit të pjesës së parë ka pasur edhe një rast që krijon jo pak polemika te Milani. Lojtari i Romës shtyn dhe shkel kundërshtarin e tij, por VAR-i nuk ndërhyn për të dhënë penallti.

Gjithsesi do të ishte Rebiç që do të realizonte në minutën e 78 i ndihmuar edhe nga fati, teksa topi i kthyer nga shtylla gjeti këmbët e tij. Ndërkohë atë që nuk bëri VAR e bën arbitri kur sheh një penallti në minutën e 88 dhe Calhanglu nuk mund të gabonte. Pas kësaj fitore Milani i afrohet Romës me gjashtë pikë, duke rikuperuar disi diferencën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *