Video | Valencia dominon ndaj Atletikos, por merr vetëm 1 pikë

Stadiumi “Mestalla” priti sot një ndeshje fantastike ku vendasit u ndeshën me  Atletikon e Diego Simeones. Një ndeshje e luftuar, ku më së shumti dominoi skuadra e drejtuar nga Marselinjo. Të zotët e shtëpisë rrezikuan disa herë portën e Oblak, por pësuan të parët.

Një pas gjenial i Grizmanit, gjeti Korrean të vetëm përballë portierit mir, dhe sulmuesi argjentinas nuk fali para Netos. Valencia barazoi rezultatin në pjesën  e dytë me Rordrigon. Sulmuesi me origjinë braziliane  e ka nisur mirë kampionatin dhe ndoshta s’do mbrojë për shumë kohë ngjyrat e Valencias, pasi lajmet që lidhin atë me Realin sa vijnë e shtohen.

Në fund ndeshja përfundoi në një barazim, një rezultat që ndoshta kënaq të dy trajnerët. Simeone merr një pikë në një fushë ferri si “Mestalla” dhe Marcelinjo barazon ndaj një ekipi pretendent, megjithëse fusha  e lojës tregoi se, ndoshta meritonin diçka më shumë.

Valencia 0-[1] Atletiko Madrid – Angel Korrea 26′ ?

Valencia [1]-1 Atletiko Madrid – Rodrigo ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *