VIDEO | Uzuni vijon marshimin, sulmuesi kuqezi gjen sërish golin

Myrto Uzuni po shkëlqen në Kroaci. Ish-lojtari i Laçit ka arritur që të shënojë golin e tretë sezonal në kampionatin kroat, teksa ka shënuar në minutën e 45-të ndaj Osijekut. Lokomotiva e Zagrebit po fiton në këto momnte me Osijekun, në shifrat 2-1, kur luhet pjesa e dytë.

Lojtari i Kombëtares kuqezi u tregua i saktë me një veprim mjaft të bukur brenda zonës së mysafirëve, duke e çuar topin në fundin  rrjetës pak sekonda para fundit të pjesës së parë. Një gol me shumë vlera për skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit, që shkoi në dhomat e zhveshjes në ekulibër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *