VIDEO | Uzuni çon Uznovën në këmbë, pasdite te… Laçi!

Myrto Uzuni është rritur në Uznovë, një lagje në Berat ku kanë luajtur për herë të parë futboll disa prej lojtarëve të Tomorit. 23-vjeçari është padyshim një nga ata që i bënë krenar banorët e zonës. I transferuar nga Laçi te Lokomotiva e Zagrebit, tanimë ka fituar edhe një vend në kombëtaren shqiptare.

Momentalisht Uzuni ndodhet në Berat dhe me thjeshtësinë që e karakterizon po takon kë të mundet në lagje. Me siguri shumë fëmijë të zonës duan të bëhen si ai. Myrto është një shembull pozitiv në çdo aspekt.

Babai i tij, Artani, po përjeton një ëndërr dhe në Uznovë nuk mungojnë as posterat për Uzunin. Të mërkurën nuk do të mungojnë edhe në Elbasan, aty ku Shqipëria do të përballet me Jordaninë në një miqësore që nis prej orës 20:00.

Nga nesër Uzuni do të nisë stërvitjen me kombëtaren dhe tani duhet të bindë trajnerin t’i japë minuta. Shumë presin prej lojtarit të Lokomotivës, që hapin e parë e bëri dhe u përfshi në rrethin e kombëtares. Tani i duhet të punojë edhe më fort për të qenë vazhdimisht pjesë e kuqezinjve.

Por Myrto nuk ka në zemër vetëm Uznovën e Beratin, por edhe Laçin. Sot do të jetë në stadium të ndjekë ish-ekipin e tij, që i dha një ndihmesë të madhe të transferohej në Kroaci. Kurbinasit luajnë prej orës 16:45 dhe Uzuni do të jetë tifozi special i bardhezinjve.

Uzuni feston kualifikimin me Laçin | Foto: Petrit Pashollari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *