VIDEO: “Usain Bolti” i futbollit luan në La Liga!

Nuk është aq i njohur. Të paktën, jo aq sa duhet për meritat që i takojnë. Quhet Luis Advinkula, është nga Peruja, luan si mbrojtës krahu dhe mbron ngjyrat e Rajo Valekanos. Në skuadrën madrilene është një prej personazhëve më interesantë.

28-vjeçari është zyrtarisht edhe lojtari më i shpejtë në botë. Një Usain Bolt i futbollit, vrapimi i të cilit në fushë është po aq mbresëlënës sa edhe ai i rekordmenit xhamajkan në pista. Kur luante me meksikanët e Lobos Buap, Advinkula regjistroi shpejtësinë 36,15 km/h.

Kjo forcë e pabesueshme e shndërroi edhe në lojtarin më të shpejtë të Botërorit 2018, duke kaluar një lojtar si Kristiano Ronaldo. Ylli luzitan kishte regjistruar shpejtësinë 34 km/h gjatë turneut në Rusi, në barazimin 3-3 të Portugalisë përballë Spanjës, ku CR7 realizoi tre gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *