Video | Usain Bolt debuton në Australi, por çfarë zhgënjimi

Usain Bolt provoi dje për herë të parë të luajë në një ndeshje futbolli zyrtare. Xhamajkani u aktivizua së zëvendësues në miqësoren midis skuadrës “Central Coast Mariners” dhe klubit amator “Central Football Coast”.

Bolt pati gjithsej 9 kontakte me topin, ku nuk arriti të bënte diferencën, madje ish-sprintieri me famë botëore humbi një rast të shkëlqyer me portën bosh. Fakt interesant për takimin ishte se u blenë mbi 10000 bileta, shifër kjo relativisht e madhe për futbollin australian dhe ndeshja u transmetua 47 vende të botës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *