VIDEO | Uruguaj shmang Kolumbinë, përcaktohet rruga drejt finales!

Uruguaj ka mposhtur minimalisht Kilin në sfidën e luajtur pas mesnate, duke marrë kreun e grupit C dhe njëkohësisht duke shmangur përballjen e zjarrtë me Kolumbinë në çerekfinale.

Heroi i uruguajanëve ishte Edinson Kavani, i cili tetë minuta nga fundi shënoi një gol mjaft të bukur me kokë. Kili provoi deri në fund të ndryshonte diçka, por nuk ia arriti.

Kështu, me përfundimin e sfidave edhe të grupit C, janë përcaktuar të gjithë ekipet çerekfinaliste të Copa America. Brazili do të përballet me Paraguajn, ndeshje që do të luhet në orën 02:30 pas mesnate me 28 qershor.

Më pas zbret në fushë Argjentina, e cila do të përballet me Venezuelën. Fituesit e këtyre dy çifteve, do të përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, Kolumbia ndeshet me Kilin, ndërsa Uruguaj me Perunë. Fituesit e çifteve, përcaktojnë gjysmëfinalistët e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *