VIDEO/ Ulërima dhe britma te goli kanë domethënie, Naser Aliji tund rrjetën në Hungari

Naser Aliji ka arritur të shënojë golin e parë në këtë sezon dhe me fanellën e Honved. Në ditën e sotme ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Paks. Teksa rezultati ishte në shifrat 1-1, mbrojtësi shqiptar ka arritur t’ia marrë bukur topin lojtarëve kundërshtarë duke i ardhur nga pas shpine dhe duke e dërguar në rrjetë.

Pikërisht ky realizim do të vendoste edhe fatin e takimit, për t’i dhuruar tre pikët Honved. Por njëkohësisht kjo ishte edhe fitorja e pestë radhazi për Honved, që ka shpresat e saj për të konkurruar për kreun e kampionatit. Ndërkohë një ulërimë dhe brimtë erdhi te goli nga Naseri, që e ka domethënien e saj. Shumë kohë të vështirë ka kaluar ky lojtar, që zemrën e tifozëve shqiptarë do ta fitonte gjatë kualifikimit në Europianin e Francës, duke u konsideruar si zëvendësuesi ideal i Agollit.

Disa luhatje me klubet ku ka luajtur, humbja e babait dhe njeriut më të dashur, largimi nga Dinamo e Bukureshtit ku kishte presion të vazhdueshëm, por gjithashtu humbja e një vendi titullari te Kombëtarja, ishin të grumbulluara mjaftueshëm për të mbërritur tek ky shpërthim. /Sport Ekspres/