VIDEO: “Ujku” Levandovski, Bajerni fiton edhe Kupën e Gjermanisë

Lajpcigu dhe Bajerni i Mynihut diskutuan finalen e Kupës së Gjermanisë. DFB Pokal është një trofe shumë i rëndësishëm për skuadrat gjermane, që duan me doemos ta fitojnë e t’i shkojnë deri në fund këtij trofeu.

Megjithatë, Bajerni vazhdoi të tregojë dominimin dhe kampionët e Gjermanisë mposhtën pastër 3-0 Lajpcigun. Në minutën e 29’, Alaba kroson bukur nga e djathta dhe Levandovski shënon me kokë nga një distancë shumë e largët dhe nga një pozicion shumë i vështirë, duke kaluar Bajernin në avantazh.

Ndërsa në minutën e 78’, bavarezët do të shënonin sërish, kësaj radhe me anë të francezit Koman. Numri 29 bën gjithçka vetë brenda zonës, driblon në mënyrë të shkëlqyer mbrojtjen e Lajpcigut dhe shënon me një predhë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Në minutën e 85’, goleadori Levandovski do të shënonte sërish, për të festuar më pas si i çmendur. Bomberi i Bajernit e sheh veten të lirë para portierit pas një pasimi perfekt të Kimish, duke u treguar i saktë dhe duke gjetur rrjetën me një parabolë të bukur. Bajerni kompleton kështu dopietën në Gjermani, duke vazhduar të tregojë dominimin,

DFB Pokal, finale

Lajpcig – Bajern Mynih  0-3
Levandovski 29’ 85′, Koman 78′

29′ – Goli i Levandovskit

78′ – Goli i Koman
85′ – Goli i Levandovskit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *