(VIDEO) U thirr në emision për intervistë, katër protagonistët ngacmuan seksualisht 18 vjeçarin ‘Leo Messi’

Në vitin 2005 Argjentina u përballë me një fenomen të ri. Maradona po linte stafetën dhe vendin e tij papritmas po e merrte një 18 vjeçar i talentuar. Leo Messi tashmë kishte vëmendjen e gjithë botës si një nga sulmuesit e së ardhmes, dhe kështu ndodhi. Mirpo në atë kohë Messi lakmohej edhe nga televizionet për marrjen e intervistave.

Një emision i quajtur ‘No hay 2 sin 3’ ku drejtohej nga katër aktor të humorit vendas thirrën Messin në një puntatë. Sapo ylli argjentinas hyri në ambjentet e emisionit një nga aktorët nisi t’i prek pjesët intime. Por nuk ishte i vetmi pasi për pak sekonda Messi u kthye në një ‘objekt’ ngacmimi nga të katër aktorët. Situatat e krijuara shkaktuan të qeshura pa fund ndonëse Messi shfaqej në siklet gjatë gjithë kësaj kohe./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *