VIDEO/ U përpoqën ta nervozojnë, lum thirrjesh raciste mbi Lukakun përpara golit

0

Interi ka fituar me shumë vështirësi ndaj Cagliarit në shifrat 1-2, falë golavë të realizuar nga Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku. Ky i fundit ka gjetur golin e fitores nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë tre pikët zikaltërve.

Por përpara ekzekutimit të këtij 11-metërshi, sulmuesi që u afrua me bujë në merkaton e verës te Interi, përjetoi një moment të pakëndshëm. Të gjithë tifozët e Cagliarit janë ngritur në këmbë dhe kanë lëshuar lum të thirrjesh raciste mbi Lukakun, që nuk mund të qëndronte pa reaguar. Megjithatë ky presion i madh nuk ndikoi në të, që arriti të dërgonte topin në krahun e kundërt të portierit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.