VIDEO/ U përball me të shkuarën, Rooney: Romero nuk u tregua i mirë, ta linte gol

Manchester United ka kaluar në fazën tjetër të FA Cup, duke mposhtur me shifrat 0-3 mbrëmjen e djeshme ekipin e Derby-t. Një ndeshje kjo që vuri përballë “djajve të kuq” një prej emrave që la lënë gjurmë në të shkuarën e klubit, Wayne Rooney, i cili është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e United.

Ky i fundit nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës përballë ish-skuadrës së tij, teksa portieri Romero ka bërë një pritje fantastike në minutën e 90 dhe i ka hequr mundësinë e shënimit të një goli spektakolar nga goditja e dënimit. Por ky episode e ka lënë të pakënaqur sulmuesin anglez, që ka pohuar pas ndeshjes se dëshirontë të shënonte dhe se portieri i Manchesterit mund t’i bënte një “dhuratë” e ta linte atë top të hynte në rrjetë.

Sergio nuk u tregua i mirë. Ai mund ta kishte lejuar atë gol të hynte në portë. Do të kishte qenë bukur po të shënoja por nuk ndodhi”, ka thënë Rooney./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *