VIDEO/ U largua nga Partizani, Jasir Asani shënon golin e parë me AIK-un në Suedi

Jasir Asani la këtë muaj Partizanin për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij, këtë herë në kampionatin suedez. Futbollisti shqiptar ka bërë sot deutimin e tij me skuadrën e re të AIK-ut, duke arritur që të gjejë rrugën e rrjetës që në takimin e parë që zhvillon me fanellën e tyre.

Ekipi i AIK-ut ka luajtur një ndeshje miqësore ndaj skuadrës suedeze Karlstad, të cilën e fitoi me shifrat 2-1. Ndërkohë goli i Asanit ka ardhur në minutën e 72, duke i dhuruar kështu fitoren klubit të tij në këtë miqësore./Sport Ekspres/