VIDEO/ U kthye i zakonshmi Xhaka, Bazeli fiton me vuajtje!

Një sukses me shumë dritëhije… Bazeli ia del ndaj Apollon Limasolit, por ato dy gola të pësuar nga qipriotët jashtë fushe peshojnë dhe shumë madje, pasi edhe një sukses me qoftë një gol përpara do t’I jepte kualifikimin skuadrës mike…

Heroi i mbrëmjes është Van Volfsivinkel, me dopietën e tij, teksa për 70 minuta zvicerianët kanë qenë larg pritshmërisë, duke zhgënjyer totalisht në krahasim me sezonin e shkuar, me paraqitjet e mira në Champions League.

Albian Ajeti luajti 88 minuta, teksa vetëm në fund u ndërrua mes duartrokitjeve, edhe pse nuk la gjurmë në fushë. Sakaq, lajmi i madh është rikthimi i të zakonshmit Taulant Xhaka, që u aktivizua në minutën e 66-të, duke marrë në fund dhe një karton të verdhë…

Maglica dhe Paulis trembën shumë zvicerianët, me dy gola që përmysën avantazhin fillestrar të vendasve. Në fund, Cumart shënoi golin e fitores.

https://www.youtube.com/watch?v=nuqZTsORBt8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *