VIDEO/ U ftua nga Shqipëria U-19, një super talent niset pasi la gjurmë në Kupën e Anglisë

Në Angli gjenden shumë talente shqiptarë dhe nuk flitet vetëm për Armando Brojën, që është njëkohësisht edhe lojtari që ka bërë më shumë jehonë në atë vend. Për t’u mos harruar është edhe Armando Dobra, që luan me Ispwich.

Ky sulmues është ftuar nga Shqipëria U-19, me trajnerin Nevil Dede që e ka nisur grumbullimin për ndeshjen miqësore ndaj Polonisë. Kjo përballje do të zhvillohet në datën 14 tetor në “Selman Stermasi”.

Por Dobra ka ardhur më vonë në këtë grumbullim nga gjithë të tjerët, pasi dje në mbrëmje ishte në fushën e lojës. Ispwich po i ofron gjithmonë e më tepër hapësira këtij talenti 18-vjeçar. Një pasim fantastik ka ardhur në golin e katërt ndaj Gillinghamit, në fitoren me rezultatin 4-0. Me numrin “36” në fanellë, mund të ndiqni edhe ato pak momente të përmbledhura më poshtë, ndërsa u aktivizua në minutën e 46. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/officialitfc/videos/1398626316972223/?v=1398626316972223