VIDEO | Turqia tepër e fortë edhe për Moldavinë, triumfon me poker golash

Turqia ka marrë triumfin e dytë në po kaq ndeshje, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e saj në eleminatoret e Euro 2020. Të besuarit e Shenol Gynesh kanë shkatërruar Moldavinë me shifrat 4-0.

Fillimisht ishte mbrojtësi, Hasan Ali Kaldirim, i cili shënoi në minutën e 24-të pas nëj aksioni të gjatë. Një tentativë e Çalhanoglu për të shënuar me roveshatë, u kthye në asist për Kaldirim, i cili nuk fali përpara portës.

Dy minuta më vonë, ishte sulmuesi Çenk Tosun, i cili shfrytëzoi në maksimum një zbritje në kundërsulm të të tijve, duke shënuar edhe golin e dytë.

Pjesa e dytë nisi përsëri e vrullshme për vendasit, të cilët fillimisht fituan të drejtën e një 11-metërshi me anë të Burak Jilmaz. Ishte po ky i fundit që e mori përsipër, por që gaboi, duke u ndalur nga portieri mik.

Gjithsesi, shënjestrën e korrigjoi Çenk Tosun, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin e takimit për kombëtaren e tij në minutën e 53-të.

Në minutën e 70-të pati vend për festë edhe për mbrojtësin Ajhan, i cili kërceu mbi të gjithë me kokë dhe shënoi golin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *