VIDEO | Turpëroi Nejmarin në stërvitje, njihuni me adoleshentin që po çmend Brazilin

Në harkun e më pak se 24 orëve, një djalosh 19-vjeçar i quajtur Ueverton Guijerme është kthyer në një fenomen në të gjithë Brazilin. Arsyeja për këtë është një video ku ai teksa i kalon topin mes këmbëve yllit brazilian Nejmar. Futbollisti i PSG-së nuk e përtypi aspak lehtë këtë dhe reagoi duke e e rrëzuar me duar adoleshentin.

Megjithatë, reagimi i Nejmar i ka shërbyer për mirë të riut që aktivizohet me ekipin rezervë të Kruzeiros. Me mijëra komentues kanë dënuar gjestin e Nejmar, ndërsa për 19-vjeçarin ka pasur vetëm komplimente. Reputacioni i Nejmar në Brazil ka pësuar një goditje shumë të rëndë  për shkak të disa problematikave që sulmues pati me disa lojtarë të ekipit.

https://www.instagram.com/p/ByBVC4Ch0SR/?utm_source=ig_web_copy_link

Ueverton ende nuk ka debutuar në futbollin profesionist. Ftesa në stërvitjen e kombëtares braziliane erdhi si pasojë e faktit që disa futbollistë ende janë të grumbullim me klubet e tyre. Për të plotësuar numrin e lojtarëve në stërvitje, trajneri Tite grumbullon shpesh lojtarë premtues nga akademi të klubeve të ndryshme braziliane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *