VIDEO | Turpërim historik, Benfika “masakron” Sportingun dhe ngre trofeun e radhës

Benfika ka fituar në mënyrë spektakolare trofeun e Super Kupës së Portugalisë duke regjistruar një fitore të thellë me rezultatin 5 – 0 ndaj rivalëve historikë të Sportingut. Loja filloi e barabartë me të dyja skuadrat që patën disa raste për shënim, por goli i parë i Benfikës çoroditi krejtësisht Sportingun që më pas u kthye në një tabelë qitjeje për “shqiponjat”.

Trajneri holandez i Sportingut, Marcel Keizer : “Është një natë për t’u harruar patëm boll shanse për të shënuar në fillim, por nuk ia dolëm dot. Nuk u pajtuam kurrë me rezultatin dhe luajtëm në sulm edhe kur ishim 3 gola në disavantazh. Tifozët ofenduan lojtarët në fund të ndeshjes, por i tillë është futbolli. Është një sport shumë emocionues. Kur fituam kundër Portos në finalen e Kupës të gjithë ishin të gëzuar, ndërsa tani është  e kuptueshme që ndihen të zhgënjyer”.

https://www.youtube.com/watch?v=DIzSKk-xW3k

Super Kupa e Portugalisë

Benfika 5 – 0 Sporting
Shënues: Rafa 40’, Pizi 60’, 75’, Grimaldo 64’, Shikinjo 90’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *