VIDEO | Trishtim dhe festë, çfarë pjese e parë në “San Siro”

Milani ngre siparin e javës së 30-të në Serie A, teksa luan ndaj Udinezes në shtëpi. Aktualisht, është mbyllur pjesa e parë, me kuqezinjtë që udhëheqin me shifrat 1-0. Kristof Piatek është rikthyer te goli, pas dy ndeshjeve “thatësi”.

Në minutën e 45-të, një krosimi Kutrones, u shrytëzua në maksimum nga “Pistoleta”, që mposhti portierin Muso, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Goli i 20-të ky për polakun në kampionat.

Gjithsesi, përveç golit, ajo që ka “tronditur” jo pak kuqezinjtë, është dëmtimi i Donarumës dhe Lukas Paketës. Portieri u detyrua t’i linte vendin Pepe Reinës në minutën e 12-të si pasojë e një dëmtimi. Të njëjtin fat pati edhe Paketa në të 42-tën, ku la fushën pas një shqetësimi në këmbën e majtë.

Momenti i dëmtimit të Lukas Paketës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *