VIDEO / Tris zikaltër në Romë, Interi shpërfytyron Lacion      

0

Në letër paraqitej si një transfertë “ferri”, por fusha e lojës tregoi një realitet krejt ndryshe. Interi ka fituar bindshëm me rezultatin 3 – 0 ndaj Lacios, loja e dobët e të cilëve tregoi se hendeku midis tyre dhe kundërshtarëve nga Milano është astronomik.

Shirat e dendur që përfshinë Romën gjatë ditës së sotme, rrezikuan zhvillimit e takimit, por fatmirësisht intensiteti i reshjeve u ul. Perisiç rrezikoi i pari për Interin, ndërsa sfidën do ta zhbllokonte kapiteni Ikardi në minutën e 28-të. Brozoviç gjen sërish rrjetën për Interin në minutën e 41-të, me anë të një goditje me të majtën nga jashtë zone.

Golin e tretë e shënon përsëri Ikardi, i cili finalizon në mënyrën e duhur një kundërsulm të shpejtë të skuadrës së tij. Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti tani e sheh veten në vend të dytë me pikë ta barabarta me Napolin, 22, por me një golevarazh më të mirë, ndërsa kryesuesit e Juventusit mbeten 6 pikë larg.

Lacio 0 – 3 Inter
Shënues: Ikardi 28′ 70′, Brozoviç 41′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.