VIDEO | Tris golash për vendin e tretë, Laipcigu mposht Leverkuzenin

Laipcigu nuk ndalet në kampionat dhe arrin një trepikësh shumë të rëndësishëm, duke fituar përballë Bajer Leverkuzenit me rezultatin 3-0. Ndeshja e dhjetë pa humbje në Bundesligë për vendasit, të cilët ngjiten në vendin e tretë me 22 pikë, duke parakaluar Bajernin e Mynihut.

Kreu mbahet nga Dortmundi dhe është pesë pikë larg. Vazhdojnë luhatjet e Leverkuzenit, që renditet në vendin e 13 me 11 pikë.

Jusuf Poulsen zhbllokoi ndeshjen në minutën e 27, duke shënuar një gol shumë të bukur. Dyfishimi erdhi në mesin e pjesës së dytë me anë të Klosterman, i cili konkretizoi një aksion të bukur të vendasve.

Laipcigu nuk u ndal dhe arriti të shënonte dhe golin e tretë. Danezi Poulsen vulosi fitoren dhe shënoi të dytin personal.

Laipcig-Leverkuzen 3-0
(Poulsen 27’, 85’, Klosterman 68’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *