VIDEO | Tri pikë të arta për Kastriotin, Tirana i rikthehet mbijetesës

0

Takimi nisi më mirë për Kastriotin, pasi vendasit ushtruan presion që në minutat e para. Disa ngacmime te porta e Abibit u parandaluan mirë nga mbrojtja e Tiranës, por në minutën e 28’, për gjyqtarin Sokoli ka penallti. Maveje shkakton faull brenda zonës dhe Kastriotit i akordohet një 11-metërsh. Herald Marku merr përipër ekzekutimin e saj dhe gjen rrjetën, duke mposhtur portierin Abibi.

Gjatë gjithë pjesës së parë, nuk munguan vonesat e lojës dhe faullet e ashpra në mesfushë, si dhe kartonët e verdhë nuk munguan. Në pjesën e dytë, vazhdoi e njëjta mënyrë loje. Mema filloi të bëjë ndryshimet në formacion, por asnjë zëvendësim nuk arriti të lërë gjurmë. Rastet e pastra munguan për Tiranën, deri në minutën e 80’. Halili improvizon dhe godet me finte nga një distancë e afërt, por topi i tij përplaset në shtyllë. Më pas, topi përfundon në këmbët e Goxhajt, por dhe gjuajtja e këtij të fundit nuk gjen rrjetën.

Kastrioti merr kështu tri pikë të arta sa i takon objektivit të tyre për mbijetesë, ndërsa Tirana katranos gjithçka dhe i bashkohet Luftëtarit dhe Kastriotit në luftën për të mos rënë nga Kategoria.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25
E diel, më 17 mars 2019, ora 14:00

Kastrioti – Tirana  1-0
H. Marku 28′

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku (Okebuku 72′), Roxher, Kalaja, Vatnikaj (Bardhi 69′). Trajner: Bledar Devolli

Tirana: Abibi, Kërçiku, Atinga, Imami, Hoxhallari, Maveje (Goxhaj 79′), Karabeci, Hasani, Doka, Greca (Sentamu 56′), Ngo (Halili 12′). Trajner: Ardian Mema

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Rejdi Avdo, Renato Malaj, Olsid Ferataj
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Arjan Mali

Kartonë të verdhë: Husein 39′, Çela 66′ / Maveje 3′, Ngo 6’, Karabeci 32′

EPISODET

90’ Mbyllet takimi në Fushë-Krujë, Kastrioti merr tri pikë me shumë vlera

89’ Trajneri Mema largohet nga stoli, gjyqtari Olsi Sokoli i tregon kartonin e kuq

86’ Mundësi ideale për Kastriotin për të mbyllur historitë e takimit, por vendasit shpërdorojnë dy raste të arta njëra pas tjetrës

80’ Shans i artë për Tiranën. Halili gjen shtyllën dhe topi i rikthehet të sapofuturin Goxhaj, por gjuatja e këtij të fundit shkon ngjitur me shtyllën dhe jashtë

65’ Shumë faulle në mesfushë! Tirana mundohet të ndërtojë diçka, por mbrojtja vendase duket e pakalueshme

46’ Fillon pjesa e dytë, nuk ka ndryshime as në formacione, as në mënyrën si po zhvillohet loja. Vazhdojnë ndërhyrje e ashpra në mesfushë

45’ Mbyllet pjesa e parë. Kastrioti në avantazh me anë të një penalltie, Ngo e mbylli vetëm pas 12 minutash lojë. Luftë shumë e fortë në mesfushë dhe kartonët nuk munguan.

35’ Përplasje mes tifozerive, policia rreshtohet në mes të tyre

28’ Goool Kastrioti. Herald Marku është i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe mposht portierin e Tiranës. Numri 7 i Kastriotit tregohet i qetë para porte dhe i jep avantazhin skuadrës së tij.

20’ Ndërhyrje e ashpër në mesfushë nga Atinga, por nuk ka karton. Tifozët vendas acarohen dhe fillojnë sharjet dhe fishkëllimat

12’ Mema nuk duron më. Ngo po rrezikonte të ndëshkohej me karton të kuq dhe vetëm pas 12 minutash, tekniku kryeqytetas e largon nga fusha, për të aktivizuar Halilin.

6’ Tension në fushën e lojës. Ngo është problematik dhe konfrontohet me dy lojtarë të Kastriotit. Mema e thërret në stol dhe e kritikon! Ngo merr karton te verdhe

1′ Nis takimi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.