VIDEO | Tri gola për vendin e parë, Siti pret dhurata nga Çelsi

0

Mançester Siti ka reaguar pas humbjes kundër Totenhemit në Champions. Ekipi i Guardiolës siguroi një fitore të rëndësishme në kampionat përballë Kristal Palasit në transfertë.

Ndeshja u vendos nga dygolëshi i Rahem Sterling, i cili u ngjit në kuotën e 17 golave në kampionat, një më pas se Mohamed Salah dhe dy më pak se Sergio Aguero.

15 minuta rezistuan vendasit. Kevin De Brujn dha një asist fantastik (nuk e dhuronte një të tillë që nga maji i vitit të kaluar) për Sterling, i cili finalizoi me sukses. Dyfishimi erdhi në minutën e 63’. Aksion i gjatë dhe i shpejtë i miqve. Topi i goditur nga Sane u devijuar saktë nga Sterling.

Kristal Palas nuk u dorëzua dhe arrit të hapë takimin nëntë minuta përpara fundit të ndeshjes. Luka Milivojeviç shkelmoi bukur një goditje dënimi dhe mposhti portierin Ederson.

Emocionet u shtuan, por Gabriel Zhezus vulosi fitoren e ekipit të Guardiolës me golin e shënuar në minutën e fundit. Kundërsulm i shpejtë, asist i De Brujn dhe braziliani nuk fali.

Mançester Siti është rikthyer në vendin e parë me 83 pikë dhe shpreson në një ndihmë nga Çelsi që do të përballet me Liverpulin në “Anfield”, ndeshje që nis në orën 17:30.

Kristal Palas-Mançester Siti 1-3
(Milivojeviç 81’ / Sterling 15’, 63’, Gabriel Zhezus 90’)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.