VIDEO/ Tri gola në 28 minuta, lojtari i Benfikës trondit të gjithë!

Luís Miguel Afonso Fernandes, ose shkurt “Pici”! Eshtë ky personazhi i mbrëmjes së sotme në Portugali, teksa Benfika është duke fituar në sfidën e parë të kampioantit, ndaj Vitoria Gimaraesh. Nuk është sulmues jo, thjesht mesfushor, por sonte ka vendosur të bëjë fenomenin dhe, teksa Fakundo Ferreira ka shpërdoruar penallti, ai ka realizuar 3 gola në 28 minuta, praktikisht tripleta më e shpejtë në historinë e Benfikës dhe ndoshta jo vetëm…

Minuta 10’, 30’ dhe 38’. Kaq i kanë mjaftuar 28-vjeçarit që të trondisë portën mike. Pici është rritur te Benfika, teksa ka lëvizur shumë, sidomos në huazime, gjatë karrierës së tij…

Madje, ka edhe një të shkuar te Atletiko Madrid, Deportivo La Korunja dhe Espanjoli, ku ishte së fundmi, përpara se të kthehej në shtëpi, në Lizbonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *